Stinori vjeshtor në Superligë, tifozët zgjedhin basketbollistin më të mirë

Për herë të parë Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur të shpall basketbollistin më të mirë të këtij stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Të nominuarit për këtë çmim ishin basketbollisti i Trepçës Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit, Dardan Berisha i Pejës, Ivan Koljeviq i Prizreni 16 dhe basketbollisti i Bashkimit Julien Lewis.
Nga këta basketbollistë, më i votuari ishte Dardan Berisha, i cili tuboi gjithsej 519 vota, duke lënë pas Drilon Hajriziin me 337 vota dhe Erjon Kastratin i cili u rendit i treti me 255 vota.
Renditjen e basketbollistëve sipas votave të tyre e gjeni më poshtë.
Dardan Berisha (Peja) – 519 vota
Drilon Hajrizi (Trepça) – 337 vota
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) – 255 vota
Julien Lewis (Bashkimi) – 77 vota
Ivan Koljeviq (Prizreni) – 71 vota
Për herë të parë Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur të shpall basketbollistin më të mirë të këtij stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Të nominuarit për këtë çmim ishin basketbollisti i Trepçës Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit, Dardan Berisha i Pejës, Ivan Koljeviq i Prizreni 16 dhe basketbollisti i Bashkimit Julien Lewis, përcjell KosovaPress.
Nga këta basketbollistë, më i votuari ishte Dardan Berisha, i cili tuboi gjithsej 519 vota, duke lënë pas Drilon Hajriziin me 337 vota dhe Erjon Kastratin i cili u rendit i treti me 255 vota.
Renditjen e basketbollistëve sipas votave të tyre e gjeni më poshtë.
Dardan Berisha (Peja) – 519 vota
Drilon Hajrizi (Trepça) – 337 vota
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) – 255 vota
Julien Lewis (Bashkimi) – 77 vota
Ivan Koljeviq (Prizreni) – 71 vota

Back to top button