30 euro shtesë për pensionistët

 

Nga ky muaj pensionistët që marrin më pak se 100 euro do të kenë shtesë të pensioneve për 30 euro, që do të zgjasë tre muaj. Kështu u bë e ditur në konferencën që mbajti për media kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili prezantoi 16 masat e rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2021.

Sipas programit të Hotit masa e 16-të përfshinë:

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në nën-programin Ndihmat Sociale me kod 00500, do të ndahen mjete në shumë 31,000,000 € dhe atë si vijon:

– 1.16.1. Mbështetje për skemat pensionale për individët që përfitojnë më pak se 100 euro në muaj në shumë 13,500,000 € (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro)

– 1.16.2. Mbështetje për skemat sociale në shumë 7,500,000 € (shtatë milionë e pesëqind
mijë euro) dhe
– 1.16.3. Mbështetje për personat që kanë humbur vendet e punës, si pasojë e pandemisë (COVID-19) në shumë 10,000,000 € (dhjetë milionë euro)./21Media

Back to top button