30 pacientë me oksigjeno-terapi
44 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë të negativizuar.
Në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), bëhet e ditur se 30 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 21 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 696 raste aktive me koronavirus./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?