Djali pa duar mahniti britanikën me pikturën e tij

Erëza Krasniqi dhe Fajtona Rudi*
21 vjeqari nga Malisheva Arijon Krasniqi ka lindur pa duar, dhe përveç që i kryen të gjitha nevojat jetësore me këmbë ai edhe pikturon, gjë e cila e mahniti vullnetaren 61 vjeçare, Tina Williams.
Tina e njoftoi Arijonin në vitin 2017 përmes shoqatës humanitare “Hope aid direct” shoqatë kjo e cila i dhuroi Arjonit një tavolinë, karrige dhe një kompjuter që mund ta menagjonte me këmbët e tij.
Në atë kohë Tina pati rastin te shoh nga afër pikturat e Arijonit, dhe duke vrejtur talentin shprehi dëshirën të ketë një pikturë nga ai.
“Duke i parë pikturat e mrekullueshme që Arijoni i kishte bërë i thashë atij që do të ishte e mahnitshme nëse do te mund te kisha një pikturë nga ai, por mendova që logjistika e të bërit do te ishte shumë e vështirë.
Arijoni me tha “Jo jo, ti më trego çfarë të pëlqen dhe unë do ta bëj për ty”, thotë vullnetarja Tina Williams.

Ndërkaq, Arjoni tregon për ndihmen që ja kanë dhënë vullnetaret e organizatës “Hope and direct” dhe për vizitat që ja bëjnë herë pas here.
“Ndihma nga organizata “Hope and direct” ka qenë shumë e madhe. Prej që kam qenë i vogel kam marrë ndihmë shumë të madhe nga ata. Këto banka, karrige, kompjuterë dhe të gjitha të tjërat çka më nevojiten mua në këtë jetë i kam nga ajo organizatë. Ata vazhdojnë të më vizitojnë mua çdoherë”, thotë Arijoni duke falendëruar këtë organizatë, e në veçanti miken e tij Tinën.
“Tina për mua është një shoqe shumë e mirë, e cila qysh në fëmijëri ka shpreh një ndihmë dhe dashuri shumë të madhe për mua. Ajo donte të kishte një pikturë nga unë dhe unë pa dyshim që nuk hezitova. Ma dergoi qenushin e saj, Fedora-n në foto të cilin e pikturova me shumë dëshirë”, shtoi ndër të tjerash Arijoni.

Piktura e qenushit Fedora, që u realizua nga Arijoni ka një domethenie shumë të madhe dhe luan rolin e simbolit të shoqërisë mes vullnetares Tina William dhe artistit, Arijon Krasniqi. Gjithashtu, konsiderohet edhe shenjë falendërimi nga Arijoni ndaj shoqates humanitare “Hope and aid direct” për ndihmën e vazhdueshme ndër vite.
Në video shihet vullnetarja Tina Williams duke treguar pikturën e realizuar nga Arijoni ku sipas saj, kjo pikturë zë vendin e krenarisë varur mbi mur në shtëpin e saj.
Tina Williams shtoi që sapo të qetësohej gjendja epidemiologjike, do të udhtojë për në Kosovë përsëri, e ky i fundit u shprehë se e pretë këtë ditë me shumë kënaqësi.
*Studente të Departamentit të Gazetarisë, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Back to top button