30 raste të reja me Covid-19

30 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë nga q mijë e 159 testime të realizuara njofton Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa bëhet e ditur se janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715.
Në total numri i rasteve aktive është 592.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.821.818 doza të vaksinës. Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button