Zelensky kërkon më shumë armë dhe mbylljen e portit detar për Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për më shumë armë dhe që Evropa të mbyllë portet e saj detare për Rusinë.
Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank.
“Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj”, ka thënë Zelensky.
Zelensky ka thënë se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri.
“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”, shtoi më tej Zelensky.
Ai paralajmëroi se e ardhmja po vendohet tani në Ukrainë./21Media

Back to top button