30-vjeçari kapet në banesë me kallashnikov dhe 146 fishekë

30-vjeçari u arrestua

30-vjeçari u arrestua nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një kallashnikov dhe fishekë.

“Në fshatin Varosh/Ndroq, nga kontrolli i ushtruar në banesë këtij shtetasi i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikovë, një karikator dhe 146 fishekë”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./oranews

Back to top button