30-vjeçari mbytet në det

Një 30-vjeçar me inicialet D.Xh humbi jetën në plazhin e Spillesë në Kavajë të Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, 23 gusht.
Raportohet se viktima u nxor me shenja jete nga deti nga rojet bregdetare, por ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e plotë të ngjarjes.
“Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./21Media

Back to top button