Haradinaj për djegien e gjeneratorit: Këta kanë nisur ta hanë turpin me bukë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar djegien e një gjeneratori të martën, në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ministritë dhe ministrat kanë aq gjeneratorë sa edhe për t’ua vënë flakën.

“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kanë as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër! Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon! Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!”, ka shkruar Haradinaj./21Media
Back to top button