30-vjeçarja therr me thikë babanë dhe vëllain

 

 

Babë e bir mbetën të plagosur me thikë në Drenovë të Mallakastrës mbrëmjen e të shtunës, 6 shkurt.

E dyshuar si autore e krimit është vajza e shtëpisë, 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër. Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./oranews

Back to top button