14 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4 mijë e 254 testime, prej së cilave janë konfirmuar 1 mijë e 124 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

Nërsa, 14 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Më i riu prej tyre, 35 vjeç.

569 qytetarjve janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 51 mijë e 444 që nga fillimi i pandemisë./21Media

Back to top button