300 mësimdhënës do të kenë zëvendësim të plotë për 9 muaj

 

Pas shtyrjes së fillimit të mësimit për dy javë, të hënën do të fillojë mësimi në dy faza, për të gjitha shkollat e Kosovës. E për fillimin e mësimit duket se janë marrë të gjitha hapat e nevojshëm.

Një ndër të arriturat nga kjo shtyrje e mësimit për dy javë, SBASHK-u, e cilëson krijimin e një dhome të posaçëme izolimi nëse ndonjëri nga stafi ose nxënësit rezulton pozitiv me Covid-19. Kështu ka thënë koordinatori për organizim nga SBASHK-u, Ymer Imeri, sipas së cilit, kjo dhomë do të shërbejë për nxënësit ose mësimdhënësit që shfaqin simptomat e virusit.

Imeri Imeri ka theksuar se nëpër shkolla është krijuar edhe një task forcë që do të raportojë se sa janë të përgatitura shkollat për mbrojtje nga pandemia.

Ai ka shtuar se nëse kjo task forcë bënë raportime jo të sakta, atëherë ndaj tyre do të bëhet padi.

Imeri ka deklaruar se nëse në ndonjërën prej shkollave ka të infektuar, atëherë do të ndërpritet mësimi vetëm në shkollë dhe të kalohet në mësimin nga distanca.

Sipas tij, në disa shkolla ishte provuar që mësimdhënësit të shfrytëzohen për matjen e temperaturës së nxënësve, mirëpo SBASHK-u ka kërkuar që mësimdhënësit të kursehen nga kjo detyrë shtesë, shkaku i obligimeve të mëdha që kanë.

Koordinatori nga SBASHK-u, Ymer Imeri, ka thënë se është gjetë zgjidhje edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda.

“Të gjithë ata të cilët janë të sëmurë me sëmundje të rëndë, janë diku 300 që janë siguruar nga Qeveria, gjegjësisht nga ministria e arsimit, pra janë 300 arsimtar të cilëve do t’iu gjendet zëvendësimi i plotë, do të thotë këta do të punojnë në vend të tyre dhe do të marrin rroga. Janë siguruar pagat për 300 mësimdhënës, për tërë vitin shkollor, për 9 muaj, janë afër edhe 1 mijë mësimdhënës të tjerë me ka gjysmë norme të zëvendësim, të cilët në qoftë se angazhohen jashtë normës eventualisht ndonjë gjatë këtij procesi të sëmuret, nga ai buxhet mund të mbulohet ai i cili zëvendëson ose ka mbi normë ose e marrin dikën tjetër”, ka thënë Imeri.

Ai ka deklaruar se është apeluar në drejtoritë komunale që të sigurohen maska, sidomos për personelin arsimor, për shkak se janë të obliguar punëdhënësit që të dalin në kohë pandemie nëpër vendet e punës, t’iu sigurohen maska.

Sipas tij, është apeluar edhe për mirëkuptim te mësimdhënësit që nëse ditën e parë, të dytë dhe të tretë nuk ka maska, t’i përdorin maskat e veta derisa të furnizohen edhe pse ke një kohë prej dy jave për fillimin e vitit shkollorë, përsëri në disa komuna ka ngecë pak në këtë përgatitje./kp

Back to top button