Qendrat e masazheve kthehen në vende prostitucioni, arrestohen pronarët

 

Dy pronarë të qendrave të masazhit janë arrestuar nga Policia e Tiranës në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës në kuadër të informacioneve për ushtrim prostitucioni në këto ambiente.

Bëhet fjalë për arrestimin e dy vëllezërve, me inicialet M.R dhe A.R.

Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni.

Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë./oranews

Back to top button