300 milionë euro për arsim në buxhetin e vitit të ardhshëm

Thirrje nxënësve  që t’i respektojnë sa më shumë arsimtarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot tha se vitin e ardhshëm për arsim Qeveria do të ndajë 300 milionë euro.

Këtë deklaratë kryeministri e tha në kuadër të një vjetorit të fushatës për arsim më të mirë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe GIZ-i gjerman.

Haradinaj tha se pavarësisht Ligjit për Paga, qeveria nuk po i respekton sa duhet mësimdhënësit, por u zotua se një gjë të tillë do ta rrisin në të ardhmen,.

Ai u bëri thirrje nxënësve  që t’i respektojnë sa më shumë arsimtarët.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi tha se fushatat “Për arsim më të mirë” janë fushatat më të rëndësishme të një vendi.

Bytyqi sugjeroi që prindërit të kenë një rol më aktiv në procesin mësimor. Ai po ashtu tha se rritja e buxhetit për arsim do ta rrisë edhe përgjegjësinë e MAShT-it.

Ndërsa, udhëheqësi i GIZ-it, Boris Scharlowski tha se përmes kësaj fushate kanë dashur ta ngrisin arsimin në listën e prioriteteve, në mënyrë që të kenë mësimdhënës dhe mësimdhënie më të mirë. Njëherësh, ai tha se kryeministri Haradinaj është personi i parë që ka nënshkruar zotimin për një arsim më cilësor.

Gjatë kësaj ngjarjeje u shfaqë edhe një video me qëllim vetëdijësimin e prindërve për rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin arsimor, e më pas u mbajtë edhe një diskutim i shkurtër mes zëvendëskryetares së Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiut, kryetarit të Këshillit të Prindërve, Ymer Reshitit dhe përfaqësueses së UNICEF-it, Kozeta Imamit.

Back to top button