Naftëtarët ankohen për taksat e larta

Rukiqi iu premtoi naftëtarëve se janë në përpjekje që të zgjidhet çështja e taksës në “Rrugën e kombit”

Naftëtarët sot ngritën disa shqetësime për veprimtarinë e tyre, një ndër to ishte kostoja e lartë e taksës për kyçje në rrugë dhe i çmimi i lartë prej 450 euro për mirëmbajtje të arkave fiskale.

Këto komente dolën gjatë një takimi ndërmjet Shoqatës së Naftëtarëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha se duhet të ulet ose të hiqet fare taksa për kyçje në rrugë që është prej dy deri katër euro për metër katrorë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës OEK, Berat Rukiqi tha se sa i përket ligjit të naftës të reflektojë në dobi të naftëtarëve dhe të zgjidhen disa nga problemet që ekzistojnë në këtë sektor.

Ai premtoi se ka marr një premtim nga ministri i Financave, Bedri Hamza se shumë shpejt do të bëjë një zgjidhje për taksën që paguajnë naftëtarët për kyçje në rrugë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu tha se do të gjendet një modalitet për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi problemet e naftëtarëve janë qe mbi 5 vjet dhe asnjë nuk është zgjidhur. Sipas tij, çështja e kyçjes në rrugë, kjo taksë për buxhetin e shtetit nuk ka implikime të larta dhe duhet zgjidhur.

Agim Behluli naftëtar nga “Iliria”, pati vërejtje për çmimin e lartë për mirëmbajtën e arkave fiskale, që sipas tij, po iu kushton 450 euro.

Edhe kryetari i shoqatës Berjani tha se mirëmbajtja e arkave është me çmim të lartë. Kryetari i OEK iu premtoi naftëtarëve se janë në përpjekje që të zgjidhet çështja e taksës në “Rrugën e kombit”.

Back to top button