301 motokultivatorë për fermerët e Rahovecit

Shpërndarja e motokultivatorëve

Sot, Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor- 301 motokultivatorë (benasë).

Nga kjo fazë dhe nga fazat e tjera të shpërndarjes kanë përfituar motokultivatorë, gjithsej 361 fermerë, të cilët do ta kenë më të lehtë të fillojnë punët e tyre përgatitore për këtë sezonë dhe të kenë prodhimtari cilësore.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se në gjashtë faza të shpërndarjes, për 12 lloje të pajisjeve, veglave dhe të mekanizmit bujqësor, kanë përfituar 812 fermerë./21Media

Back to top button