305 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 17 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 633.
MSH ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 305./21Media

Back to top button