31 vjetori i PD-së, Basha: Ditëlindje e thyer, por do të dalim më të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se ditëlindja e 31 e kësaj force politike është e thyer nga ata që e përçanë atë, mirëpo sipas tij pas kësaj PD-ja do të dalë më e bashkuar.
“Gëzuar 11 dhjetorin, ditëlindjen e PD-së, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD-në për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD-ja do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”, ka thënë Basha.
Ndërsa, sot në ditëlindjen e 31-të të PD-së demokratët janë përçarë dhe në njërën anë, Salih Berisha po mban Kuvendin në stadiumin “Air Albania” ndërsa në anën tjetër kreu i opozitës, Lulzim Basha do të zhvillojë një festë për ditëlindjen e kësaj partie në selinë blu.
Aktiviteti do të drejtohet nga vet Basha, i cili ka ftuar demokratët të marrin pjesë në këtë ceremoni, ku do të inaugurohet edhe një pllakatë./oranews

Back to top button