55 raste në vit të fëmijëve të prekur nga leukemia akute

Në Repartin e Hematoonkologjisë Pediatrike në QKUK, këtë vit janë trajtuar 56 fëmijë që vuajnë nga leukemia akute.
Kjo sëmundje e kancerit paraqitet më shpeshë tek fëmijët për të cilin kërkohet trajtim deri në dy vite. Fëmijët që trajtohen janë prej 1-muajsh e deri në 18-vjeç ndërsa moshat më të prekura që kërkojnë shërim në këtë klinikë janë ato të parashkollorëve.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci-Uka ka thënë se rastet e reja në vit me këtë sëmundje që kërkojnë trajtim sillen deri në 55 të tilla.
”Duke marrë parasysh që numrin e rasteve që lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë gjerësisht në Repartin e Hematoonkologjisë, numri i tyre sillet diku prej 50 deri në 55 raste në vit po flas për rastet e reja, këtë vit deri më tani kemi pasur 56 raste ka ndodhur ndonjë vit që kemi më shumë por është plus-minus pesë raste brenda një viti. Në bazë të kësaj e vlerësojmë që nuk kemi ndonjë rritje apo zvogëlim të këtyre rasteve me manuitetet e moshave pediatrike” ka thënë Grajçevci-Uka.
Mjekja specialiste e pediatrisë dhe hematologjisë ka treguar edhe për shenjat e para që vihen re të fëmijët me leukemi.
”Ka shenja të ndryshme tek këta fëmijë që i vërejmë, ku në rend të parë tek shumica e rasteve dominojnë një anemi me etnologji të pashpjegueshme, se ne kemi raste edhe të anemive të ndryshme, mënyra e të ushqyerit nuk ka qenë adekuate dhe ka ardhur deri tek një anemi që ne i kemi me mungesë të hekurit më të shpeshta, por një anemi me etnologji të pashpjeguar, mandej me plogështi, lodhje, me ndryshime në lëkurë ndonjëherë me formë të pikave të kuqe në lëkurë apo të gjakderdhjeve të imta, ku nuk ka të bëjë me numrin e ulur të tropocideve, janë qelizat e gjakut të cilat marrin pjesë në kalkulimin e gjakut apo të trashjes së gjakut, ndonjëherë të parat që preken te leukimitë janë këto qeliza që zvogëlohen, d.m.th shkatërrohen në palcën koskore dhe neve na vjen me një numër të zvogëluar të trombociteve”, ka thënë ajo
Në lidhje me furnizimin me barna, Grajçevci-Uka ka thënë se i marrin nga barnatorja qendrore mirëpo për këtë kujdesen edhe nga shoqata “Care for Kosovo Kids”.
”Medikamentet zakonisht furnizohemi prej barnatores qendrore një pjesë e tyre, kurse një pjesë e tyre e cila mungon zakonisht furnizohemi prej shoqatës humanitare e cila na ndihmon që sa vite me radhë, shoqata ‘Care for Kosovo Kids’, për pjesën tjetër e cila mungon prej barnatores furnizohemi nga kjo shoqatë”, theksoi ajo.
Për fëmijët me leukemi në këtë kohë të vitit mendojnë edhe shoqatat e tjera të cilat në mënyrë të organizuar kujdesen që t’i gëzojnë me dhurata të ndryshme./Kp

Back to top button