Kaloni te përmbajtja kryesore

314 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë 314 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 59 raste, më pas Ferizaj me 37 raste, Prizreni me 29, Klina me 22, Gjilani me 18 e të tjera.
Dje janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 895 testime të kryera. Rastet pozitive ishin nga këto komuna: nga 2 raste në Dragash dhe Pejë, si dhe nga një rast në Ferizaj, Prishtinë, Prizren dhe Klinë.
Janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 933./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button