314 raste aktive me COVID-19

314 raste aktive me Covid-19 janë aktualisht në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të reja.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës. Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, dje ka treguar se deri tani në Kosovë janë dhënë mbi 3 mijë doza përforcuese dhe mbi 1 mijë e 600 doza të treta të vaksinës.
Të interesuar për ta marrë dozen e tretë dhe përforcuese të vaksinës kryesisht janë personat me imunitet më të dobët, ka deklaruar Hoti për rtv21.tv. Por, shtoi se po presin që të rritet interesimi për shkak që është shumë me rëndësi që të merret doza e tretë dhe përforcuese./21Media
Back to top button