​Haxhiu do të raportojë për marrëveshjen e qelive me Danimarkën

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion, në lidhje me marrëveshjen  e nënshkruar mes Republikës e Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarikës për shfrytëzimin e qelive nga kjo e fundit në Kosovë.
Haxhiu do të raportojë përpara deputetëve pjesë e këtij Komisioni në lidhje me këtë marrëveshje në mbledhjen e sotme që pritet të nisë në ora 13:00.
Kosova dhe Danimarka të hënën kanë nënshkruar një marrëveshje për shfrytëzimin e Qendrës Korrektuese në Gjilan për të burgosurit nga sistemi i drejtësisë i Danimarkës.
Bëhet fjalë për 300 të burgosur e për të cilët, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro kompensim nga shteti danez./21Media

Back to top button