317 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 317.
Vetëm dje janë shëruar 8 qytetarë, ku numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941 ndërsa gjatë 24 orëve janë dhënë 1 mijë e 837 doza të vaksinës kundër CVOID-19.
Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës. Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes nga coronavirusi./21Media

Back to top button