Qytetarja nga Mitrovica merr trajtimet mjekësore në korridor të QKMF-së

Një qytetare e Mitrovicës ka bërë të ditur se si pasojë e gripit sezonal është detyruar që të marrë trajtime mjekësore, mirëpo në QKMF në Mitrovicë këto shërbime mjekësore po bëhet ndryshe.
Qytetarja në videon e dërguar për portalin rtv21.tv shihet duke e marrë inhalimin në korridorin e QKMF-së në Mitrovicë.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me drejtorin e QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmanin i cili ka thënë se një gjë e tillë është e vërtetë që ka ndodhur sepse ka fluks të madh të njerëzve që kërkojnë të marrin shërbime mjekësore.
”Po, është e vërtetë që ka pasur fluks të madh të njerëzve për tu trajtuar me gripin sezonal, prandaj edhe shërbimi mjekësor është kryer në koridor, përndryshe kemi dhoma të mjaftueshme për shërbimet e pacientëve”, ka thënë Sylejmani për portalin rtv21.tv./21Media

Back to top button