Çdo natë bien në gjumë me frikën që do t’i zë shtëpia

Një rrëfim prekës për familjen që jeton në një shtëpi të vjetër ku minjtë nuk mungojnë!

Këtë javë ekipi i emisionit “Edhe unë jam Kosovë” të RTV21, udhëtoi në fshatin Radivojcë të Komunës së Vitisë, për të parë nga afër kushtet e vështira në të cilat jeton familja Beqiri.

Ata jetojnë në një shtëpi të qarë nga katër anët. Kjo familje çdo ditë e jeton me frikën se shtëpia mund të shembet, sidomos kur ka dridhje të tokës, shkruan rtv21.tv

Kryefamiljari Faruk Beqiri, tregon vështirësitë me të cilat jeton familja e tij. Me lot në sy ai thotë se fëmijët frikësohen shumë se mos i zë shtëpia.

Faruku nuk ka një punë të rregullt, megjithatë ai vazhdimisht kërkon punë sa për t’i ngopë fëmijët me ushqim, ngase atij ia ndërprenë edhe ndihmën sociale, siç thotë ai pasi pronën nuk e ka në emër të tij.

Haxherja nënë e katër fëmijëve tregon se sa është e vështirë të jesh nënë e fëmijëve ndaj të cilëve ke obligime por që nuk mund t’i përmbushësh.

“Dëshira jem me mujt kush ka mundësi për qëta fëmijë me i strehu se natën po bijna, po në sabah nuk e dimë qysh po qohemi. A i boj dy orë gjumë a si boj”, shpreh mes tjerash Haxherja./21Media

 

 

Back to top button