32 mijë aplikues konfirmuan të dhënat, mbi 7 mijë nuk e kanë hapur telefonin

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se shërbimi votues është duke vazhduar punën intensive me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve të pranuara.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, por portalin rtv21,tv ka thënë se deri sot në sistem janë futur 130 mijë aplikacione për regjistrim, kurse prej tyre janë aprovuar rreth 46 mijë. Tutje ai ka thënë se sipas të dhënave nga shërbimi votues janë edhe 27 mijë e-maila të pahapura.

Elezi ka shtuar se të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë përmes postës duke filluar nga 2 shkurt.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt. -Deri më 27 janar, sipas raportit të mesditës, në qendrën e thirrjeve për konfirmimi dhe verifikim të aplikacioneve, janë realizuar rreth 39 mijë thirrje, prej tyre në rreth 32 mijë aplikues kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 7 mijë e 300 persona nuk e kanë hapur telefonin”, ka thënë Elezi.

Nga telefonatat që KQZ-ja i ka realizuar për verifikim sipas Elezit, 51 persona kanë thënë se nuk janë personat konkret. “Pra, nuk e kanë emrin, mbiemrin, datën e lindjes dhe shtetin, sikurse në të dhënat nga aplikacioni për regjistrim ose kanë deklaruar se nuk aplikuar fare për regjistrim për të votuar përmes postës”./21Media

Back to top button