8 të vdekur dhe 301 raste të reja me koronavirus

 

Tetë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 301 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991./21Media

181 TË SHËRUAR DHE 301 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 27 January 2021

 

Back to top button