Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se në 24 orët e fundit nga 2236 testime të realizuara, 394 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Shkup – 190, Kavadar – 29, Veles – 19, Dellçevë – 16, Kumanovë – 14, Ohër – 12, Dibër – 12, Gostivar – 11, Prilep – 7, Shtip – 7, Manastir – 7, Berovë – 7, Demir Kapi – 7, Kërçovë – 6, Tetovë – 5, Strumicë – 5, Gjevgjeli – 5, Sveti Nikollë – 4, Negotinë – 4, Vinic – 4, Strugë – 3, Koçan – 3, Kriva Pallankë – 3, Radovish – 3, Krushevë – 3, Resnjë – 2, Probishtip – 2, Kratovë – 2 dhe Pehçevë – 2.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 387 pacientë të shëruar nga virusi korona, ndërsa 9 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media