LDK dhe AKR arrijnë marrëveshje për koalicion

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor

Marrëveshja është nënshkruar pak minuta më parë. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë kreu i LDK-së Isa Mustafa, Behgjet Pacolli dhe pjestarë të tjerë të dy partive.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion më AKR-në ka thënë se  të dy partitë kanë arritur këtë koalicion për zhvillim të ri dhe se ky koalicion do të jetë një kthesë e madhe për vendin.

Kurse Behxhet Pacolli ka thënë se ky është koalicioni i madh që ka pritur Kosova dhe që pritet të bëj ndryshimet rrënjësore në vend.

Ndryshe sot LDK ka lidhur koalicion edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila./21Media

Back to top button