Shiu i rrëmbyeshëm dëmtoi të mbjellat

Banorët e Likovës pastrojnë vetë kanalin

Reshjet e shiut dëmtuan rrugët e komunës së Likovës në Maqedoni, kurse banorët thonë se përveç rrugëve shiu ka dëmtuar edhe të mbjellat. Zeqiria Dervodolli pas shiut kishte dal të shoh arën e tij. Ai thotë se shumë prej të mbjellave janë dëmtuar, shkruan TV21.TV

“Pa shiut dola këtu dhe pash rasadin, uji ka hyr nga kjo vija këtu. Siç mund të shihni këto këtu janë prishur, edhe kjo pjesa këtu edhe atje më poshtë. Po shumë dëm më ka bërë diku 2-3 mijë metra”, tha Zeqirija Dervodelli, banor.

Ismet Dervodelli kishte marr karrocën dhe po pastronte oborrin e shtëpisë. Sipas tij çdo herë që bije shi është problemi i njëjtë sepse të gjithë dheun e oborrit e mbledh në një vend dhe për këtë sipas tij fajin e ka ky kanali që nuk po pastrohet. Pasi ishte ndalur shiu Ismeti po mundohej që të pastron vetëm këtë kanal, sipas tij ky kanali është i lidhur me gjithë lagjen ku ka mbi 100 shtëpi.

“Po ne po mundohemi ta mirëmbajmë vetëm këtë kanal, por ky kanali nuk po mundet ta mbaj gjithë ujin kur bije shi, dhe çdoherë që kemi të reshura po na dëmton. Ky kanali nuk është punuar siç duhet”, tha Ismet Dervodelli, banor.

Kurse sipas Lidhjes auto moto të Maqedonisë thonë që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në kushte kur ka reshje shiu. Nga dita e nesërme meteorologët prognozojnë se do të ketë mot të ndryshueshëm, me mjegull dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu me erë të fortë të shoqëruar me bubullima, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Nga dita e enjte deri të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturave./21Media

Back to top button