Katër të arrestuar për vjedhje

Në Prizren për vjedhje janë arrestuar  katër persona

Pas një hetimi njëjavor, hetues e stacionit policor ne Prizren kanë arritur që t’ i identifikojnë dhe t’ i arrestojnë katër të dyshuar të moshave te ndryshme për të cilët dyshohet se me datën 07 maj, në mesnatë, në mënyrë të organizuar kanë kryer vjedhje të rëndë në tregun ‘Fatoni” në rrugën “Willam Walker” pa nr ku kanë arritur të vjedhin, siç deklaron ankuesi, para në vlerë rreth 850 Euro.

Siç njofton policia, arrestimet janë kryer pas hetuesit  kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me ketë grup.

“Pas intervistave ,në prani të avokatëve mbrojtës, ballafaqimit me dëshmitë e rastit te gjithë kane pranuar ta kenë kryer veprën penale te vjedhjes se rende, ne lidhje me ketë është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë. Ndërkaq hetuesit po punojnë për gjetjen e sendeve te vjedhura qe lidhen me ketë raste”, njofton Policia.

Po ashtu hetuesit policor gjate punës se tyre kanë arrit te njeri nga te dyshuarit e këtij rasti qe te gjejnë një kartëmonedhë prej 20 euro për te cilën dyshohet te jetë e falsifikuar dhe se te njëjtën e ka blerë nga njeri prej këtij grupi ne vlerë prej 10 euro.

Back to top button