Përfshihet nga zjarri konvikti ku ishin vendosur 200 emigrantë

Në jug të Suedisë mbrëmë është djegur një konvikt në të cilin ishin vendosur 200 emigrantë

Shefi i shërbimit të zjarrfikësve Joakim Karlsson për agjencinë suedeze të lajmeve TT deklaroi se mbrëmë vonë u përfshi nga zjarri objekti ku ishin të vendosur emigrantët në qytetin Vexjo.

Tre ekipe zjarrfikëse kanë qenë në terren, por ndërtesa plotësisht është djegur. Emigrantët me kohë janë evakuuar dhe nuk ka të pësuar në zjarrin, transmeton aa.

Organet kompetente suedeze nisën hetim mbi shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa burimet lokale lajmërojnë se ekziston dyshimi për zjarrvënie.

Back to top button