33 pacientë me postCovid nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në katër spitale të përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19.
Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me Covid-19.
Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë tetë raste të konfirmuara me COVID-19 pozitiv dhe 33 raste të tjera post-COVID-19.
Me oksigjenoterapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 967 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 780,596 persona. Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej 27 dhjetorit, të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë vaksinuar plotësisht para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese./21Media

Back to top button