Vdiq 3-vjeçari nga Ferizaj që pësoi djegie pasi shtëpia u përfshi nga flakët

Një 3-vjeçar nga fshati Saraishtë i Ferizajt ka vdekur dje në QKUK.
Viktima ishte lënduar ditë më parë si pasojë një zjarri që përfshiu shtëpinë e tij.
“Lidhur me rastin, më datë 28.12.2021 në QKUK ka ndërruar jete viktima mashkull kosovar i mitur, i lënduar ditë me parë”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button