330 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 330 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID, gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa për shkelësit e rregullave në trafik, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 768 tiketa trafiku.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./21Media
 

Back to top button