Të miturat sulmuan një femër dhe i grabitën çantën

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është sulmuar nga dy të mitura në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Marin Barleti” të mërkurën, rreth orës 00:15.
“Dy të dyshuarat femra kosovare (të mitura) të cilat më pas i kanë grabitur çantën e dorës, në të cilën kishte rreth 15 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat gjenden në arrati./21Media

Back to top button