Gjakovarit i gjejnë fletëvotime në veturë tri ditë pas zgjedhjeve

 
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për asgjësim të dokumenteve të votimit.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë gjetur tetë fletëvotime (të fotokopjuara).
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button