Të premten votohet për president të Iranit

Iranianet të premten iu drejtohen kutive të votimit

Iranianët votojnë të premten për të mbështetur apo jo një mandat të dytë të presidentit të moderuar, Hassan Rohani dhe politikën e tij për hapjen ndaj botës, që ngjalli shpresë sot në një pjesë të elektoratit të zhgënjyer.

Politika e Rohanit, është kundërshtuar nga kundërshtari i tij kryesor, konservatori Ebrahim Raissi, krahu i djathtë i liderit suprem, ajatollahut Ali Khamenei.

Ky proces zgjedhor po shënohet në një klimë me tensione të larta me SHBA që nga emërimi i presidentit Donald Trump, i cili ditën e parashikuar për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve të shtunën do të jetë në vizitë në Arabinë Saudite, rival kryesor në rajon i Iranit.

I zgjedhur që në raundin e parë në 2013 me 50,7 për qind të votave, Hassan Rohani.

Zëvendëspresidenti i parë, Es-hagh Jahanguiri, reformator, u tërhoq nga gara duke bërë thirrje për të votuar për Rohanin.

Back to top button