Policia sonte informoi se pas fotografimit RTG rezultoi se një burrë nga Prizreni ka një predhë të fishekut afër gishtit te mesëm në këmbë. Sipas mjekëve, viktima do të qëndrojë në Spital për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Me datën 04.01.2021 rreth orës 17:40 policia ne Prizren ka pranua një informate se një person kërkon ndihmën mjekësore ne Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Prizren, ku sipas mjekeve nga Emergjenca e Spitalit Rajonal, dyshohet se viktima L.M i datëlindjes 1987 ,M/Sh/K kishte shkuar ne Spital për shkak te lëndimit ne këmben e Majte. Po ashtu viktima kishte kërkuar ndihme mjekësore edhe me date 01.01.2021 rreth orës 10;00 , ne Urgjencën e QKMF ne Prizren. Ne urgjence viktima ka marre vetëm ndihme e pare dhe ka shkuar ne shtëpi. Pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësor viktima sot me date 04.01.2021 rreth orës 10:00 ka shkuar ne Spitalin Rajonal ne Prizren dhe pas fotografimit RTG rezulton se ne mesin e këmbës afër gishtit te mesëm ka një predhe te fishekut”, informoi Policia.

Lidhur me këtë rast, siç u informua, ekipet relevante policore në koordinim me prokurorin kujdestar bënë kontrollimin e shtëpisë, me ç‘rast u gjet dhe u konfiskua një pistoletë bereta (me leje), 2 karikator, 40 fishekë dhe një gëzhojë.

Ndërkohë, në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore./21Media