20 të vdekur dhe mbi 100 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
20 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u konfirmuan edhe 106 raste të reja.
Rastet e reja: Shkup-72, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-5, Tetovë-3, Manastir-1, Kavadarc-4, Gostivar-6, Strumicë-5, Radovish-1, Koçan-1, Berovë-1 dhe Resnjë-1.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 603 pacientë të shëruar nga Covid-19./21Media