Kaloni te përmbajtja kryesore

34 vjet nga Lëvizja Studentore në Shqipëri

Sot mbushen 34 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990 në Shqipëri, ku rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90.

Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës dhe u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Atë natë, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë.

Protestat do të vazhdonin deri më 11 dhjetor kur në takim me kryetarin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alinë u konfirmua pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuan përfundimisht diktaturën komuniste.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button