35% e popullsisë janë imunizuar me dy doza
Gjithsej 800,103 qytetarë janë vaksinuar me një dozë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 764,953 janë rivaksinuar. Dozën e tretë e kanë pranuar 1,292 qytetarë, transmeton TV21.
Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza janë imunizuar 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç.
Sipas numrit të vaksinave të aplikuara 35% e popullsisë janë imunizuar me dy doza të Covid-19.
Sipas të dhënave të fundit të MSh, më së shumti të vaksinuar ka në qytetet: Ohër, Kavadar, Negotinë, Gjevgjeli dhe Resnjë. Ndërsa. më së paku të vaksinuar aktualisht ka në Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish, shkruan TV21./21Media