15 viktima dhe 487 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.491 testime të realizuara 487 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1487 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 persona e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21