Nga 25 tetori duhet termin online për vula apostile

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, respektivisht Departamenti per Çështje Konsullore, njoftoi se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin online.
Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/
Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
MPJD njoftoi se kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar nga ju.
Tutje, MPJD bëri të ditur se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese./21Media

Back to top button