35 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 35 raste të reja me COVID-19, nga 200 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 399.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 270.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 830 mijë e 405 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button