Zelensky i thotë G7-ës: Lufta duhet të përfundojë para dimrit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë G7-ës se do të donte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit.
Zelensky tha se kushtet e betejës do ta bënin më të ashpra për trupat e tij ndërsa ata do të luftonin kundër tyre dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, transmeton rtv21.tv.
Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë.
Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të “intensifikojnë sanksionet” kundër Rusisë.
G7 është një organizatë e shtatë kombeve më të pasura në botë – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Ekonomitë e tyre të ashtuquajtura “të avancuara” dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar.
Midis tyre, vendet e G7-ës kanë goditur tashmë Rusinë me paketën më të madhe të sanksioneve të vendosura ndonjëherë ndaj një ekonomie të madhe./21Media 

Back to top button