353 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.162 teste të kryera janë regjistruar 353 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 174 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 450 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 10 viktima, ndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 4 viktima, që kanë ndërruar jetë brenda periudhës 19.11-07.12.2021.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 219.843 raste, prej të cilëve 206.661 janë shëruar, kurse 7.754 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 5.428 raste aktive me Covid-19./TV21

Back to top button