Vetëplagoset një person në Gjakovë

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri sot në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë.
Policinë e lajmëruan mjekët nga emergjenca e qytetit në momentin kur pranuan pacientin e plagosur sot rreth orës 13:00.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për portalin rtv21.tv ka thënë se me te arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari ka deklaruar se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit në rrugën “Bujar Roka” i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmbën e majtë.
I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë.
Nga ana e mjekëve të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhërin e tij inicohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorim i Armës“ dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button