36 vjeçari përdhunoi gjyshen e tij 89 vjeçare

 

U arrestua një 36 vjeçar me inicialet S.M, sepse dyshohet se në Grabian të Divajkës ka dhunuar gjyshen e tij 89 vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.”, informoi policia.

Sipas njoftimit, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Back to top button