25 vjet burg ndaj tre personave

 

Tre persona nga Ferizaj janë dënuar me 25 vjet burg për vrasje të rëndë dhe pjesëmarrje në rrahje.

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.SH, M.M dhe A.A.   Bëhet e ditur se D.SH është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë dhe i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 20 vjet, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, i është shqiptuar secilit veç e veç dënime me burgimi prej nga 2 vjet e 6 muaj.

I pandehuri D.SH akuzohet se më 15 qershor 2018 në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte, nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta E.I, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të para një viti, në të cilën tani i ndjeri e kishte goditur me thikë tani të pandehurin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i pandehuri në shenjë hakmarrje ditën kritike, ka shkuar së bashku me të pandehurit M.M dhe A.A në kafiterinë e përmendur, ku ishte duke punuar tani i ndjeri, me ç’rast  e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër, kurse i pandehuri M.M e godet me shishe të qelqit disa herë si dhe i pandehuri A.A e godet me shqelma, kështu që i ndjeri rrëzohet, kurse i pandehuri D.SH e godet edhe tetë (8) herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës, nga të cilat goditje pëson lëndime të rënda trupore, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasoj e të cilave pasi dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./21Media 

Back to top button